Aktualitet

Sulm ndaj konsullatës turke në Selanik, 50 persona shkaktojnë ‘terror’

23 Tetor 2021, 05:39 Nga DOSJA
Sulm ndaj konsullatës turke në Selanik, 50 persona shkaktojnë

GREQI– 50 persona kanë sulmuar mbrëmjen e djeshme konsullatën turke në qendër të Selanikut. Ata përdorën bomba molotoviv duke shkaktuar kaos në rrugën Agiou Dimitriou.

Grupi prej rreth 50 personash pas sulmit u zhvendos në Ag. Dimitriou dhe përfundoi para ambienteve të AUTH-së. Policia ka përdorur kimikate për të zmbrapsur njerëzit nga rruga. Një person ka marrë dëmtime të lehta në kokë, për të cilat po trajtohet në spitalin ‘Hipokrati’, Ndërkohë që numri i personave të arrestuar ka shkuar në 9.

Ngjarja ka shkaktuar dëme në 3 makina, ndërsa rruga Egnatia nga lartësia e Shatërvanit deri në Kamarë është dashur të mbyllet. Pak pas orës 03:00 sulmet u ndalën dhe forcat zjarrëfikëse shkuan në vendin e ngjarjes për të pastruar atë çka kishte mbetur. Forca të shumta policie tashmë kanë rrethuar zonën.

Bilanci/ 1 i plagosur dhe 9 arrestime nga ngjarjet në Selanik

Burimi: Protothema.gr

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni sulm konsullates turke sulm ne selanik sulm konsullates turke sulm ne selanik

Sondazh

Poll