Bota

Franca do të japë 100 euro shpërblim për 38 milion qytetarë për të lehtësuar kostot

22 Tetor 2021, 11:17 Nga DOSJA
Franca do të japë 100 euro shpërblim për 38 milion

FRANCË– Qeveria franceze ka njoftuar se do të japë një shpërblim prej 100 euro për secilin qytetar, të ardhurat neto mujore të të cilëve janë 2,000 euro ose më pak, për të ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë.

Sipas BBC, ndihma do të shkojë automatikisht për rreth 38 milionë francezë, përfshirë ata që nuk drejtojnë makinë apo motor. Pagesat e para do të shkojnë për punonjësit e biznesit në fund të dhjetorit. Nëpunësit civilë, studentët dhe pensionistët do të marrin të tyret në fillim të vitit 2022.

Pagesa prej 100 euro do të jetë pa taksa dhe kryeministri, Jean Castex tha se do t’i kushtonte qeverisë 3.8 miliardë euro . Kjo do të ishte shumë më pak se kostoja e uljes së tarifës së karburantit sipas tij. Castex tha se një kufi për çmimet e gazit për familjet do të mbetet në fuqi deri në fund të vitit 2022, pasi çmimet botërore të energjisë pritej të bien vetëm gradualisht.

Rreth 13 milionë pensionistë dhe dy të tretat e studentëve do të jenë në mesin e atyre që do të marrin 100 euro. Ajo do të shkojë gjithashtu për rreth gjysmën e të gjithë punëtorëve, pasi 2000 € janë të ardhurat mesatare neto mujore.

Motoristët janë goditur nga rritja e çmimeve të karburantit: nafta është rritur në një rekord 1.56 € për litër mesatarisht në Francë dhe benzina pa plumb në 1.62 € për litër.

Evropa po përballet me pakënaqësi të përhapur pasi çmimet botërore të energjisë u rritën, kryesisht si rezultat i kërkesës së madhe nga bizneset që po shërohen nga paraliza e gjatë Covid. Trazirat e tregut të energjisë kanë pasur një efekt negativ, duke ndërprerë zinxhirët e furnizimit dhe duke shkaktuar disa mungesa të karburantit dhe mallrave të tjera të konsumit.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota emmanuel macron jean castex kriza energjitike ne bote emmanuel macron jean castex kriza energjitike ne bote

Sondazh

Poll