Bota

Masat anti-Covid në Kosovë, kërkohet heqja e orës policore dhe maskave

22 Tetor 2021, 11:33 Nga DOSJA
Masat anti-Covid në Kosovë, kërkohet heqja e orës policore

KOSOVË– Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, sot do të mbajë takim virtual me Asociacionin e Komunave të Kosovës. Këta të fundit, kërkojnë që masat anti-Covid të lehtësohen, pas rënies së numrit të rasteve pozitive me koronavirus.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar për Express se komunat po kërkojnë që të largohet kufizimi i orës policore. Ibrahimi thotë se nuk ka logjikë që ora policore të jetë në fuqi nga ora 22:00, derisa lokalet e gastronomisë punojnë deri në orën 21:30.

Sot në ortën 14:00 kemi takim me Ministrinë e Shëndetësisë, për shqyrtimin e masave anti-Covid. Nuk ka kurrfarë logjike që gastronomia të punojë deri në orën 21:30 e ora policore të jetë nga ora 22:00, sepse qytetarët nuk kanë ku të shkojnë nëse lokalet janë të mbyllura”, ka deklaruar Ibrahimi.

Po ashtu, Ibrahimi thotë se komunat po kërkojnë që të hiqet detyrimi i mbajtjes së maskës kur një person është i vetëm në ambient të jashtëm, e po ashtu për personat e imunizuar.

Është e palogjikshme që maska të mbahet në ambient të jashtëm, kur një person është i vetëm në rrugë. Po ashtu kjo vlen edhe për të imunizuarit”, ka deklaruar Ibrahimi.

Edhe Shoqata e Gastronomëve të Kosovës po kërkon lehtësim të masave anti-Covid.

Kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi, ka deklaruar se të enjten ka pasur një takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, nga të cilët ka kërkuar që të zgjatet orari i punës së lokaleve të gastronomisë.

Dje kemi pasur takim me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, kemi kërkuar që të zgjatet orari i punës, të funksionojë sipas rregulloreve komunale, deri në orën 00:00. Po ashtu kemi kërkuar që të punojmë me kapacitet të plotë në hapësirat brenda lokaleve, ndërkaq brenda do të lejohen vetëm personat e vaksinuar”, ka deklaruar Kllokoqi.

Ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë kanë deklaruar se masat anti-Covid do të shqyrtohen gjatë javës së ardhshme.

Rishqyrtimi i masave pritet të behet javën që vjen”, kanë deklaruar të mërkurën nga MSh.

Nuk e dimë ende cilat janë masat që do të hiqen apo cilat mund të vendosen, sepse kjo varet nga analiza e dy javëve të fundit e IKSHP-së, që MSh-së i dorëzohet nesër dhe nga rekomandimet që dalin prej saj, bazuar edhe në projeksionet se si mund të zhvillohet situata rreth covid-19 në ditët apo javët që vijnë”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.

(d.a/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora dafina gexha-bunjaku koronavirusi ne kosove masat anti-covid ne kosove sazan ibrahimi dafina gexha-bunjaku koronavirusi ne kosove masat anti-covid ne kosove sazan ibrahimi

Sondazh

Poll