Bota

Mbretëresha Elizabeta II shtrohet në spital

22 Tetor 2021, 05:21 Nga DOSJA
Mbretëresha Elizabeta II shtrohet në spital

BRITANI E MADHE– Mbretëresha Elizabeta II ka shfaqur probleme me shëndetin. BBC raporton se ajo e ka kaluar mbrëmjen e të mërkurës në spital, ku ka kryer disa kontrolle mjekësore.

Ajo është kthyer në pallatin mbretëror në gjendje të stabilizuar mjekësore. Në një deklaratë mbrëmjen e djeshme pallati mbretëror tha:

“Pas këshillave mjekësore për të pushuar për disa ditë, mbretëresha u dërgua në spital të mërkurën pasdite për disa kontrolle mjekësore, për t’u kthyer në Kështjellën ëindsor në drekë sot dhe është në gjendje të mirë shëndetësore”.

Mbretëresha udhëtoi me makinë për në Spitalin e Mbretit Eduard VII në Marylebone. Thuhet se shqetësimet e saj nuk kanë të bëjnë me Covid. Kjo është hera e parë që mbretëresha qëndron në spital që nga viti 2013, kur pësoi simptoma të gastroenteritit.

Burimi: BBC

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota elizabeta ne spital mbreteresha ne spital elizabeta ne spital mbreteresha ne spital

Sondazh

Poll