Aktualitet

VD-Vetingu i politikanëve dhe amendamentet e PD, Soreca: Kjo është demokracia!

21 Tetor 2021, 11:04 Nga DOSJA
VD-Vetingu i politikanëve dhe amendamentet e PD, Soreca: Kjo

KORÇË– Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, nga Korça u shpreh se po ndjek nga afër zhvillimet e brendshme që po bëhen në Partinë Demokratike. I pyetur për propozimin e bërë nga kryedemokrati Lulzim Basha për vettingun e politikanëve dhe për amandamentet e PD-së, ambasadori tha se ende nuk është njohur me propozimet e tyre.


‘Ne natyrisht ende nuk kemi patur mundësinë të shohim propozimet. E dimë që janë dorëzuar në Kuvend nga Partia Demokratike. Por siç e thashë dhe dje kjo është demokracia dhe ja si po funksionon ajo. Opozita është në Kuvend, bën propozime dhe aty do të bëhen diskutimet me ato çështje. Ne bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike. Ne kemi bashkëpunuar me Partinë Demokratike edhe kur ajo ishte jashtë Kuvendit. Ne po ndjekim zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike dhe do të bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike.’- tha Soreca.

Soreca u ndal dhe tek plani i qeverisë për themelimin e Agjencisë së Medias dhe faktin nëse kjo iniciativë e cënon apo jo punën e gazetarëve dhe lirinë e medias. Soreca tha se Bashkimi Europian është i qartë në këtë aspekt, ku sipas tij gazetarët duhet të kenë akses në të gjitha aktivitetet që kryhen dhe kjo është e patjetërsueshme.

“E kemi bërë shumë të qartë vizionin e Bashkimit Evropian për lirinë e medias. Jemi shumë të qartë për rolin që luajnë gazetarët dhe media. Siç thashë dje, është kritike që media dhe gazetarët të kenë akses në të gjitha aktivitete që kryhen dhe kjo është shumë e rëndësishme. Do t’i ndjekim këto zhvillime nga afër se liria e medias është kyçe për Bashkimin Europian”, shtoi Soreca.

LEXO EDHE: 

Do ketë bashkëpunim me Berishën? Soreca: Jemi gati për këdo!

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike luigi soreca soreca ne korce luigi soreca soreca ne korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Tetor 2021, 11:48

ME VIDEO/ Ulet niveli i Liqenit të Fierzës

KUKËS– Thatësira ka ulur nivelin e Liqenit të Fierzës. Dosja.al ka siguruar video ekskluzive nga Liqeni i Fierzës. Mungesa e reshjeve të shiut dhe te...