Aktualitet

VD- Shkrihet SHÇBA! Çuçi prezanton AMP-në, Alibeaj: Të vijë Nano (Detyrat e reja)

21 Tetor 2021, 08:42 Nga DOSJA
VD- Shkrihet SHÇBA! Çuçi prezanton AMP-në, Alibeaj:

TIRANË– Komisioni për Çështjet Ligjore ka diskutuar sot projektligjin e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore e cila do të zëvendësojë Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave. Vetë Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha gjatë mbledhjes se në dallim nga SHÇBA-ja, kjo agjenci do të ketë më shumë kompetenca. Sipas Çuçit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e cila do të jetë në varësi të Ministrisë së Brendshme dhe ka për detyrë marrjen, grumbullimin, përpunimin dhe dokumentimin e informacionit e të dhënave për efektivë të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Zjarrëfikëses.

Ministri shtoi se me këtë strukturë të re do të shmangen dhe konfliktet e interesit e mundësia që një efektiv policie të bëjë karrierë. Agjencia do të ketë si detyrë edhe certifikatat e sigurisë e Vettingun e Policisë së Shtetit. Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, I pranishëm në komision kërkoi që në mbledhjen e radhës për të diskutuar mbi këtë projektligj duhet të jetë prezent edhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Kur nisi shkrirjen SHÇBA-ja dhe si filloi procedura e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore?

Më datë 17 shkurt të vitit 2021, Komisioni i Ligjeve me në krye Ulsi Manjën, kaloi për diskutim rojekt-ligjin për shkrirjen e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave dhe zëvendësimin e saj me Agjencinë e Mikqyrjes Policore. Në dallim nga SHÇBA, drejtuesi i së cilës emërohet dhe shkarkohet direkt nga ministri i Brendshëm, drejtuesi i kësaj strukture do bëhet direkt nga kryeministri i vendit, me propozim të ministrit. 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të ketë më shumë kompetenca se sa SHÇBA, ku në objektiv të saj do të jetë parandalimi, zbulimi dhe hetimi i shkeljeve administrative dhe veprave penale në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi. Agjencia do të ketë rol në inspektimin, shqyrtimin dhe trajtimin e ankesave, procesin e Vetingut në polici si dhe verifikimin e punonjësve mbi plotësimin e kushteve për pajisjen me certifikatë sigurie. AMP-ja do të ketë në bazë të saj edhe përdorimin e makinës të së vërtetës, e cila është aplikuar fillimisht në procesin për përzgjedhjen e anëtarëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Komisioni i Ligjeve/ Alibeaj: Të raportojë këtu Gledis Nano

Çuçi: SHÇBA do quhet Agjencia e Mbikqyrjes Policore, do hetohet dhe Garda

(A.B;f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore agjencia e mbikqyrjes policore bledi çuçi enkelejd alibeaj komisioni i ligjeve komisioni i ligjeve 21 tetor 2021 shkrihet shcba agjencia e mbikqyrjes policore bledi çuçi enkelejd alibeaj komisioni i ligjeve komisioni i ligjeve 21 tetor 2021 shkrihet shcba

Sondazh

Poll