Bota

OBSH: Pandemia do të zgjasë deri në vitin 2022

21 Tetor 2021, 06:39 Nga DOSJA
OBSH: Pandemia do të zgjasë deri në vitin 2022

SHBA – Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi se pandemia Covid do të vazhdojë për një vit më shumë seç ishte parashikuar sepse vendet më të varfra nuk po marrin vaksinat që u nevojiten.

Sipas BBC, Dr Bruce Aylward, udhëheqës i lartë në OBSH, tha se kjo do të thoshte që kriza e Covid “mund të zvarritet deri në 2022.

Më pak se 5% e popullsisë së Afrikës janë vaksinuar, krahasuar me 40% në shumicën e kontinenteve të tjera. Mbretëria e Bashkuar ka dhënë më shumë se 10 milionë vaksina në vendet në nevojë, ndërkohë që ka premtuar një total prej 100 milion dozash.

Dr Aylward u bëri thirrje vendeve të pasura të heqin dorë nga radha që kanë zënë  për vaksina në mënyrë që kompanitë farmaceutike të kenë përparësi më tepër vednet me të ardhurat më të ulëta. Ai tha se vendet e pasura kishin nevojë të “regjistronin” ku ishin me angazhimet e tyre të donacionit të marra në samite të tilla si takimi i G7 në St Ives këtë verë.

“Mund t’ju them se nuk jemi në rrugën e duhur,” tha ai. “Ne me të vërtetë duhet ta përshpejtojmë procesin ose e dini çfarë? Kjo pandemi do të vazhdojë për një vit më shumë sesa duhet.”

Vaksina Popullore, një aleancë bamirësie për të shpërndarë vaksina në vendet më të varfra, ka sjellë shifra të reja që sugjerojnë se vetëm një në shtatë nga dozat e premtuara nga kompanitë farmaceutike dhe vendet e pasura po arrijnë destinacionet e tyre në vendet më të varfra.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota ekipi i obsh ekspertet e obsh obsh nis shperndarjen e vaksinave raporti i obsh ekipi i obsh ekspertet e obsh obsh nis shperndarjen e vaksinave raporti i obsh

Sondazh

Poll

Bota 21 Tetor 2021, 05:40

Raporti i Progresit për Kosovën: Pak përparim

Pak përparime janë bërë në Kosovë në drejtim të reformave që lidhen me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, theksohet në Raportin e Progresit të vendeve t...