Bota

‘S’jemi prekur nga kriza energjitike’/ Ministrja në Kosovë: Mos përdorni për ngrohje

20 Tetor 2021, 20:27 Nga DOSJA
‘S’jemi prekur nga kriza energjitike’/ Ministrja në

KOSOVË- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është shprehur se Kosova ka fat që nuk është prekur ende nga kriza energjetike, por në anën tjetër ka paralajmëruar se nga viti i ardhshëm ka gjasa për rritje të tarifave të energjisë elektrike. Kosovapress shkruan se gjatë një deklaratë për mediat, Rizvanolli është shprehur se rritja e tarifave të energjisë elektrike do të jetë, pasi Kosova është vend që importon energji elektrike dhe konsumi gjatë dimrit rritet më shumë.

Rizvanolli edhe pse tha se Kosova nuk është prekur ende nga kriza e energjisë elektrike, u bëri thirrje qytetarëve që të kursejnë energji elektrike, duke u thënë mos të përdoret për ngrohje gjatë dimrit.

“Ne kemi fatin që deri tani nuk jemi prekur dhe nuk pritet të prekemi aq shumë mirëpo duhet ta kemi një gjë parasysh gjatë dimrit importi zakonisht rritet pasi konsumi rritet, çmimet e energjisë nuk pritet që të bien kjo krizë pritet të vazhdojë deri kah marsi-qershori i vitit tjetër. Kjo nuk do të ndjehet në momentin që fillojmë të importojmë menjëherë, mirëpo sa më shumë që importojmë dhe sa më të larta që do jenë çmimet gjatë dimrit kjo do reflektohet në tarifa gjatë vitit vijues…

Rishikimi i strukturës tarifore bëhet në prill të vitit të ardhshëm, nëse nuk bëhet për shkak të krizës, po është me rëndësi të thuhet se çka mund të bëjnë qytetarët e para për t’u siguruar që të kursejnë sa më shumë energji dhe mundësisht mos të ngrohen me energji elektrike ne e dimë që edhe kështu për shkak të kapaciteteve e kemi problem se ka mbingarkesë të shumë nënstacioneve se ato nuk janë të dizajnuara që njerëzit të ngrohen me energji elektrike… Sa më shumë që ne konsumojmë gjatë këtij dimri kjo do thotë që importojmë çmimet janë të larta aq më shumë do e ketë ndikimin në tarifat gjatë vitit tjetër derisa nuk ka vend për panik duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të kujdesshëm”, theksoi ajo.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni artane rizvanolli kriza energjitike ne kosove artane rizvanolli kriza energjitike ne kosove

Sondazh

Poll