Bota

Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi, arrestohet 1 person në Kosovë

20 Tetor 2021, 20:33 Nga DOSJA
Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi, arrestohet 1 person

KOSOVË- Një person është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Kosovës  për “keqpërdorim të fëmijëve në pornografi”. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se i dyshuari është nga Kosova me inicialet I.G.

“Personi i arrestuar dyshohet se ka poseduar materiale (foto dhe video) me përmbajtje abuzuese seksuale me fëmijë. Këto materiale, duke përdorur aplikacione për komunikim online, i ka shkarkuar dhe i ka shpërndarë edhe me persona të tjerë”, shkruhet në njoftim.

Në cilësinë e provave, policia tha se ka sekuestruar një telefon celular dhe një laptop. Po ashtu u bë e ditur se me aktvendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje deri në 48 orë. Në Kosovë, materialet pornografike me të mitur i ndjek Ligji për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni arrestohet 1 person policia e kosoves arrestohet 1 person policia e kosoves

Sondazh

Poll