Bota

Video/Vodhi telefonin e gazetarit, hajduti shfaq padashje fytyrën në transmetim live

20 Tetor 2021, 19:17 Nga DOSJA
Video/Vodhi telefonin e gazetarit, hajduti shfaq padashje fytyrën në

EGJIPT– Një hajdut në Egjipt u arrestua pasi vodhi telefonin e një gazetari në kohën kur ai po transmetonte live në Facebook. Ai përfundoi duke shfaqur fytyrën e tij para mijëra personave që po ndiqnin transmetimin, teksa u largua me shpejtësi në biçikletën e tij. I dyshuari u arrestua disa orë pas ngjarjes, pasi një sërë përdoruesish të Facebook, mundësuan identifikimin e tij si hajdut.

Mijëra komentues suportuan gazetarin dhe paralajmëruan hajdutin se e kishin parë të gjithë fytyrën e tij. Autoritetet nisën hetimet dhe bënë të mundur gjetjen e tij shumë shpejt, për shkak se ai zbuloi padashje fytyrën. Ministria e Brendshme tha se ai e kishte shitur telefonin menjëherë pas mbylljes së transmetimit.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota arrestohet hajduti hajduti ne egjipt vjedhje telefoni arrestohet hajduti hajduti ne egjipt vjedhje telefoni

Sondazh

Poll