Bota

Vuçiç: Se kuptoj refuzimin për ‘Ballkanin e Hapur’, është mundësi e mirë

20 Tetor 2021, 19:29 Nga DOSJA
Vuçiç: Se kuptoj refuzimin për ‘Ballkanin e

BOSNJE & HERZEGOVINË- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, gjatë një vizitë që zhvilloi në Bosnjë-Hercegovinë ka folur për “Ballkanin e Hapur”. Në një intervistë për median ‘Dnevni Avaz‘, ai ka thënë se nuk i kutpon personat që kundërshtojnë këtë nismë, pasi është një mundësi e mirë.

“Sot ne po punojmë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në një projekt për të fshirë plotësisht kufijtë për njerëzit në 2023. Në Bosnjë ka një numër të madh njerëzish që duan të shkojnë në Beograd pa pasur kufij dhe e anasjelltas. Kjo do të ishte me rëndësi edhe për ekonomitë tonë”, tha Vuçiç.

Vuçiç gjithashtu ka thënë se falë kësaj nisme, Serbia do t’ui ketë hapur kufijtë me Shqipërinë si dhe Maqedoninë e Veriut për kamionet, ndërkohë që ka shtuar se ky projekt është nismë e rëndësishme për tregun ballkanik.

“Unë ngre pyetjen se përse sulmohemi për këtë projekt? Unë nuk e kuptoj refuzimin për “Ballkanin e Hapur”. Ende sot nuk kam dëgjuar një argument të saktë kundër kësaj. Ata thonë ne kemi Procesin e Berlinit dhe nuk e kundërshtoj këtë. Por kjo është më shumë se Procesi i Berlinit. Ky hap është bashkëpunim më i ngushtë dhe me besim them se ky projekt do të afronte Sarajevën dhe Beogradin”, ka thënë presidenti serb duke shtuar: “Do të shihni se boshnjakët nga Serbia do të ndjehen njësoj afër Beogradit dhe Sarajevës. Ne thjesht duam të lidhur, të lidhim ekonomitë tona. Nëse fillojmë të punojmë, nëse i drejtohemi ekonomisë , atëherë shumë histori do të bëhen më pak të rëndësi”, tha Vuçiç.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic ballkani i hapur aleksander vucic ballkani i hapur

Sondazh

Poll