Art&Argëtim

Johnny Depp në Serbi, pritet të darkojë me Vuçiçin dhe biznesmenë të tjerë

19 Tetor 2021, 16:30 Nga DOSJA
Johnny Depp në Serbi, pritet të darkojë me Vuçiçin

SERBI– Aktori i mirënjohur, Johnny Depp mbërriti në Beograd pasditen e sotme, rreth orës 2:20 pasdite. Aktori i Hollivudit shkoi në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës së bashku me Andrea Lervolino, producent dhe sipërmarrës italian, Monica Bacardi, producente dhe biznesmene italiane dhe aktorin Miloš Bikovi.

I nisur nga një fluturim privat nga Roma, ai mbërriti në Beograd i shoqëruar nga ekipi i tij. Deep do të qëndrojë vetëm një ditë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do ta presë aktorin e Hollivudit në darkën e organizuar, ku si Depp ashtu edhe Miloš Biković do të jenë të ftuar bashkë me partnerë të tjerë biznesi.

Kjo vizitë u organizua me rastin e prezantimit të serisë së parë të animuar të krijuar dhe prodhuar në Serbi në vetëm një vit “Puffins e pamundur”, pra pafini e pamundur.

Burimi: Alo!

(s.b.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz aktori johnny depp johnny depp darkon me vucic puffins aktori johnny depp johnny depp darkon me vucic puffins

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 19 Tetor 2021, 11:47

Për 24 orë, Adele thyen çdo rekord në Spotify

SHBA– Këngëtarja Adele është rikthyer sërish në muzikë me albumin i cili i dedikohet divorcit. Ajo ka ndarë për publikun, këngën “Easy on Me” e cila...