Bota

Reciprociteti i targave, grupet e punës Kosovë-Serbi do takohen në 21 tetor

20 Tetor 2021, 12:34 Nga DOSJA
Reciprociteti i targave, grupet e punës Kosovë-Serbi do takohen

KOSOVË –Peter Stano, zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme dhe të sigurisë se Bashkimit Europian, Josep Borrel, ka deklaruar ditën e sotme se takimi i parë i grupit të punës për çështjen e targave të automjeteve me ekspertë të Kosovës dhe Serbisë nga të dyja palët do të mbahet më 21 tetor.

Në marrëveshjen me afat gjashtëmujore, për të cilën u ra dakord nga kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, 21 tetori është përcaktuar  si një datë ku do të fillonte puna për gjetjen e një zgjidhje të përhershme për çështjen e njohjes së targave të automjeteve.

Grupi i punës synon të gjejë një zgjidhje të përhershme dhe pritet të takohet rregullisht. Takimet nga kryenegociatorët dhe në nivelin më të lartë do të vazhdojnë në mënyrë të pavarur nga grupi i punës. Nuk ka ende  nje datë të përcaktuar për takimin e kryenegociatoreve Prishtinë- Beograd.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora dialogu kosve serbi draft-marrëveshja kosovë-serbi reciprociteti i targave reciprociteti per targat dialogu kosve serbi draft-marrëveshja kosovë-serbi reciprociteti i targave reciprociteti per targat

Sondazh

Poll