Bota

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare infektohet me Covid-19

20 Tetor 2021, 10:50 Nga DOSJA
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare infektohet me Covid-19

SHBA –  Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, të martën e 19 tetorit në mëngjes, sipas njoftimit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Sipas Straitstimes, Mayorkas kishte qënë gjithashtu i vaksinuar.

“Sekretari doli pozitiv me Covid-19, mëngjesin e së martës pasi bëri një test si pjesë e protokolleve rutinë para udhëtimit. Ai është plotësisht i vaksinuar, do të izolohet dhe do të punojë në shtëpi sipas protokolleve të CDC dhe këshillave mjekësore. Gjurmimi i kontaktit është duke u zhvilluar”, shtoi DHS në Twitter.

Sekretari kshte planifikuar të udhëtonte në Kolumbi së bashku me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken.

Varianti Delta i koronavirusit ka çuar në zbulimin e infeksioneve edhe tek personat plotësisht të vaksinuar, megjithëse rastet e tyre priren të jenë më të lehta dhe zakonisht nuk kërkojnë shtrimin në spital.

(s.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota alejandro mayorkas covid sekretari i sigurisë kombëtare shba alejandro mayorkas covid sekretari i sigurisë kombëtare shba

Sondazh

Poll