Aktualitet

Vrau kamerierin në Elbasan, Llapushi gjobiste biznesmenë, me ‘kartelë të kuqe’

20 Tetor 2021, 06:25 Nga DOSJA
Vrau kamerierin në Elbasan, Llapushi gjobiste biznesmenë, me

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Erjon Llapushi, i cili është shpallur në kërkim pasi vrau kamerierin Gazment Kurmaku në Elbasan, ka qenë i shpallur në kërkim që në vitin 2018.

E ftuar në “Opinion”, Lala tha se Llapushi bashkë me një shokun e tij të ngushtë u vinte gjoba biznesmenëve të njohur dhe ishte shpallur me kartelë të kuqe në kërkim.

“Në 2018 e konsideronin si njeri me një të shkuar kriminale dhe të rrezikshëm. Bashkë me një shokun e tij të ngushtë u vinte gjoba biznesmenëve të njohur. Dhe në atë kohë është shpallur me kartelë të kuqe në kërkim, ka pasur urdhër-arresti në mungesë për këtë. Është konsideruar si shumë problematik, nuk e kam të qartë se si policia nuk e vuri në pranga në kohën që ishte shpallur në kërkim apo kur ndodhi ngjarja,”- tregoi Lala.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fillim të tetorit në kompleksin “Fish City” që është në pronësi të biznesmenit Gjergj Luca. Të dy u konfliktuan pasi Llapushi kërkoi të ulej në një tavolinë që ishte rezervuar nga të tjerë persona. Kërkesa e kamerierit për ta ngritur nga tavolina bëri që dyshja të përlesheshin dhe Kurmaku përfundoi në spital. Ai qëndroi për 5 ditë në vdekje klinike dhe më datë 7 tetor ndërroi jetë. Llapushi ende nuk është kapur, ndërsa në kërkim është shpallur edhe shoku i tij, me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet erjon llapushi gazment kurmaku klodiana lala erjon llapushi gazment kurmaku klodiana lala

Sondazh

Poll