Bota

Kapet jahti me mbi 5.5 ton kokainë/ Sasia më e madhe e kapur në Portugali në 15 vjet

19 Tetor 2021, 21:41 Nga DOSJA
Kapet jahti me mbi 5.5 ton kokainë/ Sasia më e madhe e kapur në

PORTUGALI– Një operacion policor ndërkombëtar, nga i cili janë kapur 5.2 ton kokainë, e cila vlerësohet se ka një vlerë prej 200 milionë eurosh.

Kokaina u gjet brenda në një jaht në Oqeanin Atlantik, ndërsa Policia Portugeze bëri me dije se dërgesa ishte një nga ngarkesat më të mëdha që kishte ardhur në Evropë vitet e fundit. Po ashtu konsiderohet si më e madhja në Portugali për 15 vjet.

Nga operacioni, i quajtur “Batica e Bardhë”, në pranga ranë 3 persona, që dyshohet se janë pjesë e një organizate të fuqishme kriminale ndërkombëtare të trafikut të sasive të mëdha të kokainës. Dy prej të arrestuarve janë spanjollë ndërsa tjetri me shtetësi peruane.

Marrë nga newsbreak.com 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota kokaine ne portugali kokaine ne portugali

Sondazh

Poll