Aktualitet

Amendamentet! Basha-anëtarëve të “Ligjeve”: Të nevojshme, nxjerrin vendin nga kriza

19 Tetor 2021, 15:01 Nga DOSJA
Amendamentet! Basha-anëtarëve të “Ligjeve”: Të

TIRANË- Demokratët janë mbledhur sërish sot për të diskutuar lidhur me 3 amendamentet e propozuara për maxhorancën! Kryedemokrati Lulzim Basha, pasditen e sotme, rreth orës 18:35 ka zhvilluar një mbledhje me deputetët që janë anëtar në Komisionin e Ligjeve. Në fjalën e tij, para tyre, Basha u shpreh se iniciativat e ndërmarra nuk janë në favor të Partisë Demokratike, por për shqiptarët, që të kenë mundësi të zgjedhin dhe mundësi për të zgjedhur kandidatët që nuk kanë lidhje me krimin.

“Nga ecja përpara e këtyre iniciativave, përfitojnë qytetarët, si në rastin e zgjedhores dhe asaj territoriale, ashtu edhe në rastin e vettingut në politikë, jo një parti apo një tjetër, por cdo qytetar që kërkon ndryshim, që kërkon përfaqësim, që kërkon një politikë të pastër, larg ndikimit të krimit dhe korrupsionit,“- tha Basha. Ndërkohë që pas mbledhjes, në një deklaratë për mediat doli sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Ky i fundit njoftoi se nesër do të depozitojnë në Kuvend tre amendamentet e plota kushtetuese, ndërsa shtoi se edhe maxhoranca do të duhet që të mendonte për qytetarët.

“Detyra e opozitës është të ofrojë zgjidhje për hallet e shqiptarëve. Mazhoranca me të gjithë problemet që ka pas zgjedhjeve të 25 prillit do të duhet që të mendojë për qytetarët. E përsëris, propozimet si vettingu i politikanëve, zhbërja e ndryshimeve kushtetuese të 30 qershorit dhe reforma territoriale, nuk kanë lidhje me interesin e PD, por me qytetarët,“- tha Bardhi.

Deri më tani, Partia Demokratike ka propozuar një Vetting për politikanët, ndryshime kushtetuese për procesin zgjedhor. E po ashtu, kërkon që të hartojë një reformë të re territoriale.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

LAJMI I FUNDIT/ Gazmend Bardhi: Duhet reformë e re territoriale

‘Porosia’ e Bashës në mbledhje: Amendamentet janë të domosdoshme

(a.b.k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike basha me anetaret 19 tetor 2021 basha me anetaret e komisionit te ligjeve lulzim basha basha me anetaret 19 tetor 2021 basha me anetaret e komisionit te ligjeve lulzim basha

Sondazh

Poll