Aktualitet

Erdhën me ta në Shqipëri! Gazetarja Lala: Rusët e tjerë ikën, as që i kontrolluan

19 Tetor 2021, 21:03 Nga DOSJA
Erdhën me ta në Shqipëri! Gazetarja Lala: Rusët e tjerë

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se 4 turistët e tjerë rusë, të cilët ndodheshin në Shqipëri bashkë me ata që ndërruan jetë në Qerret, tashmë janë larguar. E ftuar në emisionin “Opinion”, gazetarja Lala ka bërë me dije se të gjithëve u është marrë vetëm deponimi lidhur me lëvizjet e fundit që kanë bërë së bashku.

“4 rusët e tjera kanë ikur nga Shqipëria. Nuk ua kanë kontrolluar as sendet personale,“-tha ajo në fjalën e saj.

Ndërkohë që nga hetimet nuk përjashtohet edhe pista për helmim të qëllimshëm, duket se tashmë ata janë larg Shqipërisë për të dëshmuar sërish nëse do të ketë nevojë. Viktimat ishin familjarët Sergey Burenkov, 60 vjeç, dhe bashkëshortja Natalya Burenkova, 58 vjeç, së bashku me vajzën e tyre, Ekaterina, 31 vjeç, dhe partnerin e saj, Nikita Belousov, të cilët u gjetën pa shenja jete në pishinën dimërore të hotel “Gloria”.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret klodiana lala 4 ruset e vdekur ne qerret klodiana lala

Sondazh

Poll