Politike

Vendimi, PD: U vërtetua tjetërsimi i votës në Dibër, SPAK të ndëshkojë

19 Tetor 2021, 16:10 Nga DOSJA
Vendimi, PD: U vërtetua tjetërsimi i votës në Dibër,

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka reaguar në emër të Partisë Demokratike pas vendimit të SPAK për mbylljen e hetimeve për juristin Denis Xholi dhe Albjon Çekun, të cilët akuzohen për blerje votash gjatë zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Me anë të një postimi, Mziu kërkon që të zbardhet deri në fund atë që e quan “masakra zgjedhore”.

POSTIMI I PLOTË:

Partia Demokratike ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve, mijëra informacione, fakte, dokumente që provojnë se si regjimi po zbatonte një projekt kriminal të deformimit të vullnetit të qytetarëve përmes vjedhjes më të madhe në historinë e zgjedhjeve. Kjo masakër kundër vullnetit të lirë u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR, ndërsa një copëz e vogël e asaj që ka ndodhur në 25 prill, u zbardh edhe nga SPAK, i cili gjeti fajtor Denis Xholin, përgjegjës i zyrës juridike në Bashkinë Bulqizë, dhe Albjon Çejku për korrupsion në zgjedhje dhe përdorim të funksionit publik për veprimtari zgjedhore. Të gjithë i mbajnë mend makinat që shpërndanin paratë, që ky pushtet u kishte vjedhur qytetarëve përgjatë 8 viteve të fundit, për të blerë varfërinë e prodhuar nga keqqeverisja e Ramës. Ndaj, ne inkurajojmë drejtësinë të mos ndalet te ekzekutorët, por të marrë në bangën e të akuzuarve arkitektët e këtij sistemi kriminal, që me vullnet politik, pengoi ndryshimin që qytetarët kërkonin dhe e kërkojnë edhe sot. Partia Demokratike nuk do të ndalet deri në zbardhjen përfundimtare të masakrës zgjdhore, deri në kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend.

Denis Xholi, mësohet të këtë ushtruar funksionin e përgjegjësit të zyrës juridike në Bashkinë Bulqizë. Ai është akuzuar për veprat penale “korrupsion aktiv në zgjedhje” të kryer në bashëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.Të dy u ndaluan nga simpatizantë të Partisë Demokratike, bllokuan në Maqellarë mjetin me të cilin udhëtonin Denis Xholi e Abjon Çeku. Efektivët sekuestruan automjetin me të cilin udhëtonin dy të rinjtë ku u gjet një shumë rreth 500 mijë lekë, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albjon ceku denis xholi pd xhelal mziu albjon ceku denis xholi pd xhelal mziu

Sondazh

Poll