Politike

Rama nga Durrësi: Së shpejti, Informatika që në klasë të parë 

19 Tetor 2021, 15:44 Nga DOSJA
Rama nga Durrësi: Së shpejti, Informatika që në klasë

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se do së shpejti në fushën e arsimit do të vendosin lëndën e Informatikës që në klasë të parë. Nga Durrësi në një takim në studentët dhe gjimnazistët, Rama u shpreh se në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, qeveria ka vendosur të adresojë financimin për të përmirësuar kushtet në laboratoret mësimore.

“Sot ne vendosëm që në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm të adresojmë drejtpërdrejtë me financim çështjen e laboratorëve dhe çështjen e mësimit të informatikës. Nuk e di si është në shkollat tuaja, por mbase është rasti edhe këtu, e dini shumë mirë që në një pjesë të mirë të shkollave edhe vetë mësuesit e informatikave janë mësues matematike, ose fizike që bëjnë plotësim orësh. Ne do të fillojmë punën për të plotësuar laboratorët e shkollave, jo të gjitha përnjëherë se nuk bëhen të gjitha përnjëherë por me qëllimin që plotësimi i laboratorëve të mos jetë një objektiv afatgjatë, por afatshkurtër dhe për të ndryshuar komplet sistemin e të mësuarit të informatikës duke u dhënë mundësinë nxënësve që të marrin një mësim cilësor, një mësim që nuk është mekanik, teorik, por është praktik.

Duke shfrytëzuar një mësim që e keni marrë nga periudha e mbylljes që na ka treguar që nuk është e domosdoshme që të jemi fizikisht në të njëjtën hapësirë për të ndarë dijet tona, apo për të ndarë opinionet tona apo për të ndarë shqetësimet tona. Që do të thotë se sistemin e dhënies së mësimit të Informatikës, që kemi dhe njëkohësisht objektivin ta nisim qysh në klasë të parë së shpejti, do ta bëjmë sistem të qendërzuar ku falë mundësisë së lidhjes në distancë nxënësit duke pasur mësuesin përkatës të pranishëm në klasë të marrin një pjesë të konsiderueshme të mësimeve nga lektorë të nivelit më të lartë”, tha Rama.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama rama me nxenesit rama në durrës edi rama rama me nxenesit rama në durrës

Sondazh

Poll