Politike

Raportuesja për Shqipërinë në PE: BE duhet ta mbajë fjalën, njerëzit duan rezultate

19 Tetor 2021, 14:17 Nga DOSJA
Raportuesja për Shqipërinë në PE: BE duhet ta mbajë

BRUKSEL– Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, gjatë fjalës së saj në prezantimin e progres-raportit të Komisionit Europina për integrimin e Shqipërisë tha se BE-ja duhet të mbajë fjalën në lidhje me negociatat me Shqipërinë.

Po e diskutoj këtë paketë pa e ditur dokumentit. Unë kam një opinion të qartë për atë që është prezantuar. Sa i përket negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duhet të kalojmë në hapa të mëtejshëm. Ne kemi bërë kërkesat tona, ata kanë punuar, por nuk po jepet rezultati. Gjithmonë është thënë që në muajt në vijim do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare, por kjo nuk është mbajtur dhe në fakt dua të dëgjoj një datë sepse është me rëndësi që të ketë rezultat”-tha ajo.

Santos theksoi se njerëzit duan rezultate dhe nuk duan të dëgjojnë më shtyrjet që i është bërë herë pas here datës së konferencës së parë, prandaj dhe i kërkoi një datë të saktë kur do të mbahet.

Lajmi kryesor/ Progres-raporti për Shqipërinë, Varhelyi: Të hapen negociatat, i plotësuan kushtet

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike isabel santos progres raporti i ke-së isabel santos progres raporti i ke-së

Sondazh

Poll