Bota

Sulmohet babai i Capital T! Presidenti i FFK shtrohet në spital në ditën e lindjes

19 Tetor 2021, 11:34 Nga DOSJA
Sulmohet babai i Capital T! Presidenti i FFK shtrohet në spital në

KOSOVË– Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është sulmuar fizikisht mëngjesin e sotëm në Parkun e Germisë ku ka pësuar disa dëmtime në trup. Ademi i cili është dhe babai i këngëtarit të njohur Capital T, është sulmuar në ditën e lindjes nga persona ende të paidentifikuar.

Sulmi ka ndodhur në Prishtinë mëngjesin e sotëm. Sipas ‘’Indeksonline’’, Ademi është dërguar në spital pasi ka marrë lëndime të shumta në trup.

“Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person. Nga ana e policisë është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”,- njofton policia.

(a.b)/dosja.al

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni showbiz agim ademi capital t sulmohet agim ademi agim ademi capital t sulmohet agim ademi

Sondazh

Poll