Aktualitet

Jeta e 4 rusëve të vdekur! Kryefamiljari ka qenë në rangjet e larta të ushtrisë ruse

18 Tetor 2021, 20:34 Nga DOSJA
Jeta e 4 rusëve të vdekur! Kryefamiljari ka qenë në rangjet

TIRANË– Sergey Burenkova, 60-vjeçari që u shua bashkë me familjen e tij në Qerret ka qenë dikur general ushtrie. Lajmin e ka bërë me dije gazetari Julian Kasapi. I ftuar në “Open”, Kasapi zbuloi dhe profesionet e katër anëtarëve të familjes ruse që u gjetën të vdekur në resortin luksoz në Qerret, mbrëmjen e 15 tetorit.

Gruaja e Burenkova ka qenë mësuese, dhëndrri Nikita Belousov punonte në administratë, kurse vajza e familjes ishte e punësuar pranë një kompanie private.

“Burri, Sergej ka qenë ish gjeneral ushtrie, bashkëshortja mësuese, dhëndri punonte në administratë ndërsa vajza punonte në një kompani private. Ajo që e bën si tymnajë është fakti që Sergej ka qenë në rangjet e larta të ushtrisë ruse. Sa i përket dyshimeve që ka prokuroria e policia, bëhet fjalë për ndonjë rrjedhje të mundshme të gazit ku kishin qëndruar për më shumë se 1 orë dhe një dyshim tjetër është edhe helmimit që mund të kenë pësuar të gjithë si familje,”- tha Kasapi ndër të tjera.

Hetimet janë fokusuar në pistën e vrasjes në rrethana cilësuese. Ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se në trupat e viktimave nuk kishte shenja dhunë dhe as lëndë narkotike e për pasojë, kjo pistë ra poshtë. Në hetuesi kanë zbarkuar dhe anëtarë të ambasadës ruse.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret 4 ruset e vdekur ne qerret

Sondazh

Poll