Aktualitet

Tentoi të vidhte makinën në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari

12 Qershor 2019, 11:50 Nga DOSJA
Tentoi të vidhte makinën në Tiranë, arrestohet

Tiranë- Në prangat e policisë së Tiranës ka rënë një 34-vjeçari pasi tentoi të vidhte një makinë. Nga policia është arrestuar F.T 34-vjeç pasi , mbrëmjen e djeshme në rrugën “Brigada e 8-të”, ka tentuar të vjedhë në mjetin shtetasit D. D banues në Paskuqan.

Njoftimi i policisë:

Tenton të vjedhë në mjetin e një shtetasi por arrestohet në flagrancë nga Policia.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale tre aparate celularë të vjedhur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 2 arrestuan në flagrancë shtetasin: F. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja ” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme në rrugën “Brigada e 8-të”, ka tentuar të vjedhë në mjetin shtetasit D. D banues në Paskuqan

Falë reagimit të menjëhershem të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti 3 aparatët celularë që kishte vjedhur në autonjetin e shtetasit D.D.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 34 vjecari grabitja e makinës arrestohet 34 vjecari grabitja e makinës

Sondazh

Poll