Të shtrirë në mes të rrugës, si u arrestuan trafikantët e Fushë Krujës, njërin e zbresin nga makina (Video)
12 Qershor 2019, 10:56Nga DOSJA
FUSHË KRUJË– Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin e zhvilluar në Fushë Krujë.
Në videon e publikuar nga faqja e tyre në Facebook shihet mënyra se si janë arrestuar disa nga naëtarët e grupit që shisnin drogë në këtë zonë.
Njërin prej tyre shihet që e kanë shtrirë në mes të rrugës për t’i vënë prangat. Ndërkohë një tjetër e kanë zbritur nga makina dhe më pas e kanë arrestuar.
Ditën e sotme policia e Fushë Krujës ka realizuar një megaoperacion antidrogë. Në pranga janë vënë 11 persona, ndërsa 20 të tjerë janë proceduar.
Dosja.al ka zbardhur emrat e disa prej të arrestuarëve që janë: Gerald Rraja, Aurel Tema, Gilmando Bami, Edvin Zalla banues në Fushe Krujë, Elvis Qoku dhe Xhilion Xhemlloari, banues në Tiranë.
Policia e Shtetit
Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve
Operacioni nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, DVP Durrës, Komisariati i Policisë Krujë, DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Krujë.
Operacioni i ndjekur me metoda speciale te hetimit prej disa muajsh.
Goditet një grup që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një hetimi proaktiv disa mujor me metoda speciale të hetimit nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, u finalizua operacioni policor ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Xh. Xh., 24 vjeç, banues ne Tiranë.
Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të këtyre shtetaseve, të cilët ishin duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa, të ndarë në doza të vogla, gati për shitje.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të ushtruar nga këta shtetas, si dhe për evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Për arsye se operacioni është në vijim, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
FUSHË KRUJË- Policia e Fushë Krujës ka zhvilluar një mega operacion në Nikël Borizanë dhe në të gjithë zonën e Fushë kruëjs. Për pasojë 11 persona kan...
Tiranë- Prokurori i dosjes “339” dhe i dosjes së ish-ministrit Samir Tahirit, Vladimir Mara ka dalë sot para Vettingut. Theksojmë se Vladimir Mara është me dety...
KOSOVE- Në fjalimin e tij para të pranishmëve në 20-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, Matthew Palmer, zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit tha se Kosova...
KOSOVE- Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton ka lëshuar një fjalim historik në Prishtinë në 20-vjetorin e Clirimit të Kosovës.Pjesë nga fjala e Clinton Faleminde...
KOSOVE- Kryeministri Edi Rama është i pranishëm bashkë me presidentin Ilir Meta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku po zhvillohet ceremonia për festimin e ...
TROPOJË– Një 62-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet s eka kanosur me armë zjarri një kushëririn e tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin K...