Aktualitet

Prokurori i dosjes “339” Vladimir Mara para Vettingut, pyetja e përfaqësuesit të ONM-së që e “zuri ngushtë”

12 Qershor 2019, 10:42 Nga DOSJA
Prokurori i dosjes “339” Vladimir Mara para Vettingut, pyetja e

Tiranë- Prokurori i dosjes “339” dhe i dosjes së ish-ministrit Samir Tahirit, Vladimir Mara ka dalë sot para Vettingut. Theksojmë se Vladimir Mara është me detyrë Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në seancë përfaqësuesi i ONM-së Teo Jacobs është shprehur nMarës: “Kushëriri juaj bleu makinë 3400 €, jua shitu ju për 3000. Doli me humbje kushëriri, po kostoja e transportit?”.

Mësohet se Vladimir Mara është shprehur: “Aq mundësi kisha të paguaja për atë makinë”.

Trupa e cila do të gjykojë prokurorin Mara përbëhet nga  Pamela Qirko, Firdes Shuli, Alma Faskaj. Hetimi është bërë për të trija shtyllat e tij konkretisht ai ndaj pasurisë, aftësive profesionale dhe pastërtisë së figurës.

Kush është Vladimir Mara:

Vladimir Mara, një ndër 25 aplikantët për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Vladimir Mara është njëri prej prokurorëve që po hetojnë dosjen voluminoze 339, e cila hedh dritë ndër të tjera edhe për implikimin e personazheve të krimit të organizuar në procesin zgjedhor. Po kështu Mara është e prokuror i dosjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet seanca në kpk për marën vladimir mara para vettingut seanca në kpk për marën vladimir mara para vettingut

Sondazh

Poll