Aktualitet

Përgjimet nxjerrin zbuluar grupin e Fushë Krujës, arrestohen 11 persona që shisnin hashash (Detaje+Video)

12 Qershor 2019, 08:19 Nga DOSJA
Përgjimet nxjerrin zbuluar grupin e Fushë Krujës, arrestohen 11

FUSHË KRUJË- Policia e Fushë Krujës ka zhvilluar një mega operacion në Nikël Borizanë dhe në të gjithë zonën e Fushë kruëjs. Për pasojë 11 persona kanë rënë në pranga dhe të paktën 20 të tjerë janë proceduar.

Dosja.al ka zbardhur emrat e 6 prej të arrestuarve të cilët janë: Gerald Rraja, Aurel Tema, Gilmando Bami, Edvin Zalla banues në Fushe Krujë, Elvis Qoku dhe Xhilion Xhemlloari, banues në Tiranë.

Ndërkohë të arrestuarëve të tjerë u dihen vetëm inicialet për momentin. Ata janë: G. B., 20 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë, Xh. Xh., 24 vjeç, banues ne Tiranë, A. T., 19 vjeç, banues në Larushk, Fushë Krujë, E. Q., 25 vjeç , banues ne Tiranë, E. Z., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Mëoshet se të arrestuarit kanë qenë në përgjim dhe janë kapur teksa bënin pazare për drogën e sekuestruar.

Operacioni është ende në vijim, ndërkohë në videon e publikuar nga Policia e Shtetit shihet se si të rinjtë janë shtrirë në mes të rrugës për t’u arrestuar. Një tjetër e kanë ndaluar dhe e kanë zbritur nga makina, për t’i vënë prangat. 

(A.B/F.M/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime per droge aurel tema edvin zalla elvis qoku gilmando bami policia kruje xhilion xhemollari arrestime per droge aurel tema edvin zalla elvis qoku gilmando bami policia kruje xhilion xhemollari

Sondazh

Poll