Bota

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, MBP: Janë regjistruar disa probleme

17 Tetor 2021, 11:56 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, MBP: Janë regjistruar disa

MAQEDONIA E VERIUT- Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar  se deri më tani ka pasur disa probleme në lidhje me procesin e votimit. Alsat.mk shkruan se zëdhënësi MPB-së, Toni Angellovski deklaroi se deri në ora 11 janë regjitruar disa raste problemesh, të cilat janë zgjidhur

“Në SPB-Shkup u raportua se në vendvotimin 2600, një qytetarë ka hedhur fletët e votimit sepse nuk iu lejua ndihmë nga një person tjetër gjatë votimit. Po merren masa për zbardhjen e rastit. Në SPB-Shkup është raportuar se rreth orës 09.35 para hyrjes së vendvotimit 2842 dhe 2842/1 në rrugën “Borka Taleski” në Shkup është vërejtur se nëntë automjete kishin një numër të kandidatit për kryetar komune, të ngjitur në dritare. Po merren masa për zbardhjen e rastit. Në orën 07.28 në SPB Shtip u raportua se votimi në vendvotimin numër 852 në kinema Kultura në Koçani u ndërpre për shkak të një posteri të spikatur pranë vendvotimit. Në orën 10.10 paradite në Stacionin Policor të Kratovës – SPB- Kumanovë, kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor nga Kratova raportoi se Kryetari i vendvotimit nr.0931 në Kratovë ishte informuar se kishte agjitacion në vendvotim. Në orën 09.15 në Stacionin Policor Kavadarci – SPB-Veles u raportua se në vendvotimin nr.0720 në Rosoman, A.A (61) nga Rosoman ushtroi të drejtën e votës, edhe pse e dinte që ishte pozitive për koronavirusin”, thonë nga MPB.

LAJMI KRYESOR: Maqedonia e Veriut voton sot për pushtetin e ri lokal

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni toni angellovski zgjedhjet në maqedoninë e veriut toni angellovski zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll