Aktualitet

Pyetjet që presin përgjigje! Pse heshtet për ngjarjen e rëndë në Astir, vdiq 1 grua

16 Tetor 2021, 20:05 Nga DOSJA
Pyetjet që presin përgjigje! Pse heshtet për ngjarjen e

TIRANË– Hava Osmënaj, 62 vjeçe ndërroi sot jetë, ndërsa djali i saj, Klodian Osmënaj, 36 vjeç është i shtruar në spital. Të dy u hodhën nga kati i tretë i një pallati në zonën e Astirit pasi apartamenti ku jetonin u përfshi nga flakët, që ndonëse paraprakisht raportohet të ketë qenë i qëllimshëm, ende nuk ka asnjë sqarim zyrtar për ngjarjen.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se 12 orë nga aktivizimi i zjarrit, janë shumë pyetje që ende kanë mbetur pa përgjigje për këtë ngjarje të rëndë që mund të zbulojnë dhe një skandal përsa i përket mënyrës se si funksionon organizimi i grupeve të gatshme për raste të tilla.

Dosja.al ka mësuar se flakët janë aktivizuar kur ora shënonte pak më shumë se katër e mëngjesit. Në të njëjtën kohë kanë nisur dhe telefonatat e banorëve e njoftimi është marrë gjithashtu nga shërbimet e komisariatit numër 6., që ka në varësi zonën e Astirit.

Kjo gjë mbështetet edhe nga dëshmia e vetë administratores së pallatit e cila tha se flakët i kanë parë të gjithë që në orën pesë, por zjarrfikësja e policia nuk dukeshin gjëkundi.

62-vjeçarja Osmënaj dhe djali i saj që ka probleme të shëndetit mendor ndoshta nuk kërkojnë dot më llogari, por të afërmit e tyre kanë nevojë për përgjigje.

Autoritetet duhet të thonë nëse ka nisur ndonjë hetim mbi punonjësit e zjarrfikëses që nuk janë përgjigjur në kohë apo mbi komisariatin numër 6. të policisë së Tiranës. Përse nuk reaguan strukturat në kohë? Kur e morën thirrjen? Kur shkoi patrulla e parë në vendin e ngjarjes? Po zjarrfikësja?

A është ky fati që pret çdo qytetar që mund të rrezikohet nga flakët?

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet hava osmënaj klodian osmënaj zjarr ne astir hava osmënaj klodian osmënaj zjarr ne astir

Sondazh

Poll