Aktualitet

PREKËSE! Të rinjtë rusë që vdiqën në Qerret kishin caktuar ditën e dasmës

16 Tetor 2021, 19:00 Nga DOSJA
PREKËSE! Të rinjtë rusë që vdiqën në Qerret

TIRANË– Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe partneri i saj Nikita Belousov, 37 vjeç, dy nga katër turistët që u gjetën të vdekur në saunan e një hoteli në Qerret kishin caktuar ditën e dasmës.

Mediat ruse shkruajnë se çifti i të rinjve kishin ardhur me pushime në Shqipëri dhe se kur të ktheheshin në Rusi, do të bënin një dasmë. Por, për fat të keq, këto plane nuk do të realizohen më.

Dyshja vdiqën në sauna bashkë me prindërit e 31-vjeçares, Sergei dhe Nataliia Burenkova. Kjo e fundit ishte edhe me kancer.

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në ambientet e hotel ‘Gloria Palace’. Dosja është në duart e hetuesve të Tiranës dhe dyshohet se kemi të bëjmë me vrasje.

LAJM KRYESOR:Tragjike në Qerret! Vdesin 4 rusë në hotel, mund të jenë vrarë. Hetime në 3 shtete

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ekaterina burenkova ekaterina burenkova

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2021, 15:05

FOTOT- Merr flakë makina në Tiranë-Durrës

TIRANË– Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i Sukthit.Pamjet e publikua...