Bota

Mbi 1,000 persona të vdekur nga Covid në Rusi për 24 orë

16 Tetor 2021, 13:02 Nga DOSJA
Mbi 1,000 persona të vdekur nga Covid në Rusi për 24 orë

RUSI –  Rusia të shtunën regjistroi 1,000 vdekje nga Covid në një ditë të vetme për herë të parë që prej fillimit të pandemisë. Kremlin ndërkohë fajëson popullin rus për mos kryerjen e vaksinimit.

Sipas BBC, shifra e Rusisë prej 222,000 vdekjeve nga Covid është më e larta në Evropë, me 33,000 infeksione të tjera të raportuara të Shtunën. Qeveria nga ana tjetër ka shmangur vendosjen e kufizimeve të rrepta sepse thotë se duhet të mbajë ekonominë në punë. Kremlini ka theksuar gjithashtu apatinë publike ndaj vaksinimit, gjë që sipas tij ka çuar ne shifrat në të cilat vendi ndodhet sot.

“Në një situatë ku infeksionet po rriten, është e nevojshme të vazhdojmë t’u shpjegojmë njerëzve se ata duhet të vaksinohen”, është shprehur zëdhënësi rus Dmitry Peskov.

Qeveria këmbëngul se sistemi shëndetësor nuk është mbingarkuar dhe mund të përballojë numrin në rritje të pacientëve. Sidoqoftë, Ministri i Shëndetësisë Mikhail Murashko u bëri thirrje mjekëve që kishin lënë praktikat për shkak të frikës së Covid që të vaksinoheshin dhe të ktheheshin në punë.

Sondazhet tregojnë se një numër i madh i njerëzve nuk duan të vaksinohen dhe se shifra mund të jetë më shumë se 50%.

(s.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota covid ne rusi dmitry peskov rusi vdekje nga covid covid ne rusi dmitry peskov rusi vdekje nga covid

Sondazh

Poll