Art&Argëtim

Kërkesa ekstreme për një biletë tek “Edmond”, Albtelecom futet në kolaps

16 Tetor 2021, 15:18 Nga DOSJA
Kërkesa ekstreme për një biletë tek “Edmond”,

TIRANË– Teatri Kombëtar ka rihapur dyert pas një mungese të gjatë që shkaktoi pandemia me komedinë “Edmond”, të autorit Alexis Michalik. Kërkesat për të blerë një biletë për të parë këtë shfaqje janë shtuar në mënyrë ekstreme ditët e fundit, duke bërë që numri i vënë në dispozicion nga Teatrit Kombëtar, i kompanisë Albtelecom të mos funksionojë dhe të futet në kolaps.

Shumë qytetarë dhe ‘miq’ të Teatrit komentojnë në njoftimin e dhënë për shfaqjen kërkojnë një numër tjetër celulari, pasi ai i Albtelecom ka dalë jashtë funksionit.

“Urime për shfaqjen, ku dhe si do prenotoj biletat për shfaqjen? Numri i biletarisë nuk përgjigjet…”- shkruan një prej komentuesve.

Nga ana tjetër, vetë Teatri Kombëtar ka bërë një njoftim ku tregon se numri i biletarisë është ndërruar.


(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture sociale albtelecom arturbina edmond teatri kombetar albtelecom arturbina edmond teatri kombetar

Sondazh

Poll