Art&Argëtim

Sukses i komedisë “Edmond” në ArTurbina, numri i shfaqjeve i pamjaftueshëm

16 Tetor 2021, 11:16 Nga DOSJA
Sukses i komedisë “Edmond” në ArTurbina, numri i shfaqjeve

TIRANË- Mbrëmë Teatri Kombëtar i rihapi dyert pas një mungese të gjatë që shkaktoi pandemia. Në ArTurbina u vu në skenë komedia “Edmond”, e autorit Alexis Michalik. Një histori argëtuese, me nota komike dhe dramatike, që tregon se si Edmond Rostand, krijoi një nga kryeveprat botërore të letërsisë dhe artit skenik, “Cyrano de Bergerac”.

Një histori e jashtëzakonshme, ku e ardhmja e Edmondit, vihet në provën e kohës. Për dy javë duhet të krijojë veprën më të bukur të jetës, për të shpëtuar nga dështimi dhe mjerimi. Në qindra pengesat që ka përpara, ku më e madhja është mungesa e subjektit të duhur, Edmondi ka vetëm një zgjidhje; të hedhë në letër një ngjarje rastësore që nisi si histori dashurie e mikut të tij të ngushtë dhe përfundoi si vepra më e susksesshme e Teatrit.

Kjo histori e pabesueshme, e treguar me vargjet e Siranoit dhe me prozën e Mishalik, në një ndërthurje harmonike, solli suksesin e premierës së mbrëmshme. Për minuta të tëra spektatorët falenderuan me duartrokitje dy regjisorët, Andia Xhunga dhe Indrit Cobani dhe aktorët më të mirë të Teatrit, që nga Vasian Lami, Helidon Fino, Arben Derhemi, Lulzim Zeqja, Luli Bitri, Laert Vasili, Genci Fuga, Myzafer Zifla, Besmir Bitraku, deri tek aktorja e re, që ishte surpriza tjetër e shfaqjes, Ilirda Bejleri.

Kanë mbetur edhe 10 shfaqje duke filluar nga sot, pasi regjisorët kanë vendosur ta shfaqin vetëm 11 herë. Një vendim që me siguri do të rishikohet, pas kërkesës së madhe të publikut.

(Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture kulture shfaqja edmond teatri kombetar shfaqja edmond teatri kombetar

Sondazh

Poll