Art&Argëtim

Aleksia Peleshi: Jam vajza e ministrit por nuk kam lekë në bankë

16 Tetor 2021, 14:20 Nga DOSJA
Aleksia Peleshi: Jam vajza e ministrit por nuk kam lekë në bankë

SHOWBIZ– Vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, Aleksia ka treguar në një intervistë për “Glamour Zone” në Ora News se nuk ka asnjë lekë në bankë. 19-vjeçarja rrëfen se dëshiron ta nisi jetën e saj nga zero si i ati prandaj puna e saj e parë ishte në një call center disa muaj më parë.

Sipas saj të qenit vajza e një ministri nuk e ka privuar atë të punojë si gjithë vajzat e tjera dhe aktualisht është në punë si menaxhere e rrjeteve sociale.

PJESË NGA INTERVISTA:

“Po, kam punuar, madje një nga punët e mia ka qenë në call center, disa muaj më parë. Nuk zgjati shumë, sepse tani gjeta një punë tjetër më të mirë, si menaxhere e rrjeteve sociale”, shprehet ajo.

Ester Bylyku: Vajza e një Ministri në Call Center? Sa je paguar? Të mbajtën me hatër?

Aleksia Peleshi: Kam, fituar sa të gjitha vajzat e tjera. Jam vajza e Ministrit, por nuk jam Ministre vetë. Edhe ai Ministër ia ka nisur nga zero, kështu më pëlqen dhe mua t`ia nis.

Ester Bylyku: Sa para ka Aleksia në llogarinë bankare? Se ti tani punon.

Aleksia Peleshi: Për momentin zero lekë. Sepse unë punoj, por edhe harxhoj.

Kujtojme që 19 vjeçare është në një lidhje me aktorin Rome Veshaj, me të cilin bashkëjeton prej disa muajsh.

(a.sh/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz aleksia peleshi niko peleshi nuk ka lekë më bankë aleksia peleshi niko peleshi nuk ka lekë më bankë

Sondazh

Poll