Bota

Kurti: Deri në mesin e 2022-ës terminalet doganore shtrihen në të gjithë vendin

16 Tetor 2021, 12:47 Nga DOSJA
Kurti: Deri në mesin e 2022-ës terminalet doganore shtrihen në

KOSOVË– Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati kanë takuar drejtorin e Doganave, Agron Llugaliu.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e kryeministrit ku në komunikatë thuhet se në takim u dakordua që deri në mesin e vitit të ardhshëm terminalet doganore shtetërore të shtrihen në gjithë Kosovën.

Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati, takuan Drejtorin e Doganave të Kosovës, z. Agron Llugaliun. Nga Drejtori i Doganave u kërkua që të vazhdojë me punën e mirë, dhe u dakorduan që deri në mesin e vitit të ardhshëm në gjithë territorin e vendit të shtrihen terminalet doganore shtetërore”, -thuhet në komunikatë.

Ndërkohë Llugaliu ka njoftuar kryeministrin për rikthimin e terminalit doganor në hapësirat e Trepçës.

“Drejtori Llugaliu e njoftoi kryeministrin Kurti për nënshkrimin e marrëveshjes me Trepça Sh.A. për rikthimin e terminalit doganor shtetëror në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë, dhe ndikimet pozitive që kjo do të ketë”, thuhet tutje.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni agron llugalli albin kurti hekuran murati agron llugalli albin kurti hekuran murati

Sondazh

Poll