Art&Argëtim

Lidhja me klanin e Veljko Bellivuk! Arrestohet ish-zyrtarja serbe, u pyet për Vuçiç

15 Tetor 2021, 19:48 Nga DOSJA
Lidhja me klanin e Veljko Bellivuk! Arrestohet ish-zyrtarja serbe, u pyet

SERBI– Ish-sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Diana Hërkaloviç prangosur këtë të premte. Mediat serbe shkruajnë se policia ka zbarkuar në banesën e ish-zyrtares, ka ushtruar kontrolle dhe ka vënë në pranga vetë Hërkaloviç. Kjo e fundit, sipas RTS aktualisht ndodhet në prokurori ku dhe po merret në pyetje. Ende nuk ka asnjë informacion për arsyet e ndalimit të saj.

Kush është Diana Hërkaloviç?

Diana Hërkaloviç u emërua në pozitën e Sekretares së Shtetit në Ministrinë e Brendshme në vitin 2017, kur kjo ministry drejtohej nga Nebojsha Stefanoviç, i cili është ministri aktual i Mbrojtjes në Serbi. Në ato vite, Hërkaloviç përshkruhej si bashkëpunëtorja më e afërt e ministrit.

Në fund të majit 2019, Hërkaloviç dha dorëheqjen nga pozita e saj pa asnjë arsye, por emri i saj u lakua në media në janar të këtij viti. Ish-zyrtarja u raportua se ishte një nga personat e marrë në pyetje për dosjen e përgjimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Emri i Hërkaloviç është lakuar edhe për lidhje me një klan kriminal në Serbi, por asnjëherë nuk është konfirmuar zyrtarisht. Bëhet fjalë për klanin e Veljko Bellivuk dhe grupin e tij prej 30 personash që ishin të dyshuar dhe nën hetim për pesë vrasje, trafikim të armëve, droge, rrëmbim dhe dhunim seksual.

Diana Hërkaloviç u mor në pyetje për këtë rast dhe u dyshua për lidhje me Bellivukun. Por, avokati i saj Nenad Tasiç i tha Insajder se policia i bëri pyetje në lidhje me rrethanat e rrezikimit të sigurisë së Presidentit, Aleksandër Vuçiç dhe familjes së tij, dhe se ajo mohoi se kishte ndonjë njohuri për këtë, duke hedhur poshtë totalisht lidhjet me dosjen e grupit kriminal.

Pas arrestimit të Bellivukut, Vuçiç e quajti atë dhe bashkëpunëtorët e tij një “degë” të klanit kriminal malazez dhe vuri në dukje se në Serbi ishin krijuar dy grupe kriminale. Mediat në Serbi kanë raportuar se në fakt Bellivuk dhe disa anëtarë të grupit të tij pretendojnë se Vuçiç u ka kërkuar ‘shërbime’ për kontrollimin e huliganëve të futbollit dhe në protestat antiqeveritare. Këto akuza s’u pranuan nga Presidenti Vuçiç.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture rajoni aleksander vucic arrestohet diana hërkaloviç diana hërkaloviç veljko bellivuk aleksander vucic arrestohet diana hërkaloviç diana hërkaloviç veljko bellivuk

Sondazh

Poll