Art&Argëtim

Adele nxjerr “Easy On Me”! Kënga bën “namin”, rekord klikimesh brenda 24 orëve

16 Tetor 2021, 10:36 Nga DOSJA
Adele nxjerr “Easy On Me”! Kënga bën “namin”,

BRITANI E MADHE– Këngëtarja e mirënjohur botërore Adele, ka publikuar këngën e saj të parë pas plot gjashtë vitesh pritje nga adhuruesit e saj. “Easy On Me” është titulluar kënga e parë e publikuar nga këngëtarja ditën e premte.

Kënga, fillon të paraqesë pikërisht atë që këngëtarja premtoi para publikimit: të trajtojë “trazirat e brendshme” që vijnë nga një seri ndryshimesh të mëdha në jetë, përfshirë divorcin e saj nga Simon Konecki, me të cilin ka edhe një djalë.

Në një intervistë për revistën Vogue, këngëtarja 33-vjeçare tha se kjo këngë, si shumë të tjera është regjistruar për djalin e saj.

“Unë thjesht ndjeva t’i shpjegoja, përmes këtij regjistrimi, kur ai të jetë në të njëzetat ose të tridhjetat, kush jam dhe pse kam zgjedhur të jem gjithmonë në kërkim të lumturisë sime. Kjo e bën atë vërtet të pakënaqur ndonjëherë. Dhe kjo është një plagë e vërtetë për mua që nuk e di nëse ndonjëherë do të jem në gjendje ta shëroj,”– shtoi ajo.

Alicia Silverstone, Lil Nas X dhe Drake ishin ndër fansat e shumtë që reaguan ndaj publikimit të këngës. Që nga mëngjesi i së Premtes, videoja “Easy On Me” është parë tashmë më shumë se 24 milion herë në YouTube. Ndërkohë që albumi i ri “30”, do të dalë më 19 nëntor.

(s.b.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz adele albumi i ri i adele adele albumi i ri i adele

Sondazh

Poll