Aktualitet

Itali/ Arrestohen tre shqiptarë për hyrje ilegale në vend dhe shitje droge

15 Tetor 2021, 17:30 Nga DOSJA
Itali/ Arrestohen tre shqiptarë për hyrje ilegale në vend dhe

ITALI– Policia e Napolit ka ndaluar dy persona gjatë një kontrolli rutinë, pasi konstatuan se njëri prej tyre ishte dëbuar nga territori më 6 shkurt të vitit të shkuar. 26-vjeçarit shqiptar, të quajtur Mariglen Dema i ishte ndaluar hyrja në Itali për pesë vite. Ai u arrestua ditën e sotme për shkelje të dëbimit administrtiv.  Shqiptari me iniciale A.D., që po shoqëronte Demën, u denoncua për hyrje dhe qëndrim të paligjshëm në shtetin Italian.

Ndërkohë, një tjetër shqiptar është arrestuar nga policia e Bolzanos, pasi u kap me 19 kilogram hashash. 22-vjeçari u ndalua dhe u arrestua për shpërndarje droge. Sasia e lëndës narkotike që u gjet në makinën e tij arrinte një vlerë prej 150.000 eurosh.

Burime: Il Mattino dhe TGR Bolzano

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 shqiptare ne itali emigrimi ilegal shitje droge arrestohen 3 shqiptare ne itali emigrimi ilegal shitje droge

Sondazh

Poll