Art&Argëtim

Sot ka ditëlindjen! Barbana bën dedikimin prekës për Ergi Dinin: Malli shtohet

15 Tetor 2021, 12:10 Nga DOSJA
Sot ka ditëlindjen! Barbana bën dedikimin prekës për Ergi

TIRANË– Sot, artisti Ergi Dini, i cili humbi jetën 5 vite më parë do të bënte 27 vjeç. Motra e tij, Barbana i ka bërë një dedikim prekës të vëllait, përmes një postimi në Instagram. Së bashku me një foto të tij ajo shpreh dashurinë dhe mallin që ndjen për të.

“Sot është dita jote e lindjes, do bëheshe 27 vjeç! Nuk gjej dot fjalë ta shpreh se sa shumë mall kam për ty Ergi! Nuk ka moment që nuk të kam në mendje. Koha kalon, malli shtohet e fjalët pakësohen, sepse nuk kanë më vlerë… Festo me ëngjëjt, ëngjëlli im, dhimbja ime më e madhe!”, shkruan Barbana në postimin e saj.

Barbana publikoi dy vite më parë një këngë, të cilën Ergi nuk mundi ta përfundonte, pasi aksidenti me motor i vitit 2016 i mori jetën. Ajo përmbushi amanetin e të vëllait me këngën e titulluar “Ku je”, që erdhi edhe si një homazh për të.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz barbana dedikim ergit barbana dini ergi dini barbana dedikim ergit barbana dini ergi dini

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Tetor 2021, 07:29

Të bësh “kosh” me ndihmën e një elefanti

INDI – Videot e elefantëve janë disa nga videot më argëtuese që mund të hasësh në internet. Por a keni parë ndonjëherë një elefant që ndihmon një burrë të...