Art&Argëtim

DRAMA vijon/ Fifi përlotet nga xhelozia për Granitin: E di si e shikon atë…

15 Tetor 2021, 05:35 Nga DOSJA
DRAMA vijon/ Fifi përlotet nga xhelozia për Granitin: E di si e shikon

TIRANË– Dramat nuk kanë fund nga Fifi në ‘Big Brother’. Mbrëmjen e djeshmë Fifi është prekur nga afrimiteti që Grantii ka me vajzat e tjera të shtëpisë.  Fillimisht këngëtarja nuk ka hezituar të nisë ironitë dhe batutat për afrimitetin mes Semit dhe Granitit, ndërsa ky i fundit reagoi i paqartë për atë që po dëgjonte.

Pak minuta më pas Fifi ka qëndruar e vetme në shtratin e saj, e përlotur teksa i thotë Granitit se nuk dëshiron që të bëhet pengesë përballë një mundësie mes tij dhe Semit.

“Unë e di se si e sheh ti atë dhe nuk dua të të bëj presion“,- tha Fifi.

Graniti nga ana tjetër e mohoi këtë mundësi dhe i tha se s’duhet ta lodhë veten me të tilla mendime por të gjallërohet dhe të qeshë.

”Nëse do kisha pëlqim për të do kisha flirtuar me të, më jep mundësinë të të tregoj që jam i vërtetë’‘,- përmbylli diskutimin Graniti.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz big brother vip fifi granit cana big brother vip fifi granit cana

Sondazh

Poll