Art&Argëtim

Xhirimet e filmit turk panikosin Beratin, momenti kur të riut i vihet arma në kokë

14 Tetor 2021, 15:23 Nga DOSJA
Xhirimet e filmit turk panikosin Beratin, momenti kur të riut i vihet arma

BERAT– Xhirimet për një skene filmi, pjesë e të cilës janë bërë dhe uniformat e Policisë së Shtetit kanë bërë që banorët e rrugës që të çon drejt Kalasë së qytetit të vihen në panik. Dalja në rrugë dhe hedhja në aksion për arrestimin e një personi që sipas skenarit të filmit po arratisej me një motor nga policia, bënë që sytë e qytetarëve të ktheheshin drejt tyre.

Pamjet e publikuara nga Dosja.al, tregojnë momentin kur i riu me motor prangoset dhe ‘efektivët’ i vënë armën në kokë.

Kjo skenë është pjesë e një filmi turk që ka zgjedhur qytetin e një mbi një dritareve për të zhvilluar xhirimet. Për të xhiuar filmin është kërkuar ndihma e policisë së Beratit, e cila u ka dhënë hua mjetet dhe uniformat për skenat e aksionit.

(i.a/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz aksion ne berat filmi ne berat policia e beratit xhirimi i nje filmi aksion ne berat filmi ne berat policia e beratit xhirimi i nje filmi

Sondazh

Poll