Art&Argëtim

Vajza e Madonnas: Mami ka qënë super kontrolluese, por na bëri mirë

15 Tetor 2021, 10:16 Nga DOSJA
Vajza e Madonnas: Mami ka qënë super kontrolluese, por na bëri

SHBA – Vajza më e madhe e Madonnës, Lourdes Leon, ka thënë në një intervistë se e ëma është një prind çuditërisht i rreptë dhe drejton “me dorë të hekurt” në shtëpinë e saj.

“Mamaja ime është fanatike e kontrollit, dhe ajo më ka kontrolluar gjithë jetën time. Duhet të isha plotësisht e pavarur prej saj sapo mbarova shkollën e mesme”, tha 25-vjeçarja për nënën e saj.

Sipas Pagesix, Leon, e cila punon si modele, tha se një nga mënyrat se si e gjeti pavarësinë e saj ishte duke paguar për shkollimin e saj në kolegj dhe apartamentin në Nju Jork, pavarësisht pasurisë shumë milionëshe të nënës së saj.

“Ne nuk marrim asnjë ndihmë në familjen time. Natyrisht, unë u rrita me privilegje ekstreme. Nuk mund ta mohosh këtë. Por unë mendoj se nëna ime i pa të gjithë këta fëmijë të tjerë të njerëzve të famshëm, dhe tha: Fëmijët e mi nuk do të jenë kështu. Gjithashtu, mendoj se nëse prindërit tuaj paguajnë për gjërat, atëherë u jep atyre pushtet mbi ju”, tha ajo.

Leon tha se do të donte që një ditë të fitonte jetesën bazuar në talentine  saj, dhe jo vetëm bukurinë e saj si modele. Lourdes është vajza e Madonnas me ish të dashurin Carlos Leon.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz lourdes leon madona vajza e madonas vajza e madonës lourdes leon madona vajza e madonas vajza e madonës

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Tetor 2021, 07:29

Të bësh “kosh” me ndihmën e një elefanti

INDI – Videot e elefantëve janë disa nga videot më argëtuese që mund të hasësh në internet. Por a keni parë ndonjëherë një elefant që ndihmon një burrë të...