Art&Argëtim

Elita Rudi shkon në restorantin e Nusretit, del e zhgënjyer: Nuk ishte gjë

14 Tetor 2021, 19:12 Nga DOSJA
Elita Rudi shkon në restorantin e Nusretit, del e zhgënjyer: Nuk ishte

TURQI- Reperi Gjiko dhe partnerja e tij Elita Rudi kanë udhëtuar drejt Turqisë, ku dhe me këtë rast kanë vizituar restorantin e Nusretit. Por mesa duket restoranti i kuzhinierit me trendi në botë nuk i ka lënë përshtypje të mirë Elitës. Me anë të një ‘Instastory’, ajo ka thënë se hamburgerët në Prishtinë, të cilët kushtojnë 1 euro janë më të shijshëm se sa hamburgeri i mbështjet me ar të Nusretit.

“Ishte një hamburger i mbështjell me një flori ari asgjë më shumë, më të shijshëm janë hamburgerat e Prishtinës që kushtojnë 1 euro”, tha Elita.

Me kërkesë të ndjekësve, ajo gjithashtu ka postuar faturën që ka paguar në restorant, ku vetëm hamburgeri kushtonte 65 euro.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz elita rusi gjiko nusret elita rusi gjiko nusret

Sondazh

Poll