Bota

Aksioni kundër kontrabandës në veri të Kosovës, gjykata lë në burg 5 të dyshuarit

15 Tetor 2021, 08:48 Nga DOSJA
Aksioni kundër kontrabandës në veri të Kosovës, gjykata

KOSOVË– Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër pesë të pandehurve, që u arrestuan të martën në aksionin kundërkontrabandës në veri.

Ndërkohë dhjetë persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në aktivitetet kriminale të kontrabandës me mallra, janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës. Aksioni i Policisë së Kosovës që u realizua dje në katër rajone të vendit, përfundoi me arrestimin e tetë personave dhe sekuestrimin e një sasie të madhe të mallrave të kontrabanduara, ndërsa 10 nga efektivët janë lënduar.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në çështjen penale kundër të pandehurve I.Z., R.K., A.K., A.D., dhe M.D., për shkak të dyshimit te bazuar se kanë kryer veprën penale Pjesëmarrja ose Organizimi i grupit Kriminal të Organizuar nga neni 277 i KPRK-së lidhur me veprat penale Kontrabandim me mallra nga neni 311, Shmangie nga tatimi nga neni 307 si dhe veprës penale Tregtia e ndaluar nga neni 299 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve I.Z., R.K., A.K., A.D., dhe M.D e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për secilin veç e veç, konform nenit 187 par. 1 nënpar. l.l dhe 1.2, pikat 1.1.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Dy ditë më parë në Mitrovicën e Veriut kishte tensione mes qytetarëve dhe Policisë së Kosovës. Efektivët nisën një aksion kundër mallrave kontrabandë, që u zhvillua në disa qytete të vendit përfshirë Pejën, Prishtinën dhe Mitrovicën e Veriut. Dhuna nisi kur efektivët u futën në një farmcai serbe. Qytetarët serbë dhe policia u përplasën me shkelma e grushte ndërsa më pas është raportuar edhe për të shtëna e bomba. Nga përplasjet janë plagosur 8 persona, nga të cilët 6 janë zyrtarë të Policisë së Kosovës. Një prej të plagosurve është serb dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë pasi një plumb i ka depërtuar në shpinë, ndërsa nuk dihen detaje për të lënduarit e tjerë.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora denohet 5 shtetas ne kosove gjykata themelore në prishtinë tensionet në veri të kosovës denohet 5 shtetas ne kosove gjykata themelore në prishtinë tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 15 Tetor 2021, 05:45

Ish-presidenti Bill Clinton shtrohet në spital

SHBA– Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, është shtruar në spital pas disa problemeve shëndetësore. ‘CNN’ raport...