Aktualitet

Përfundimet e ‘Venecia’-s, Avokati: Varianti i publikuar sot, doli nga qeveria

14 Tetor 2021, 20:48 Nga DOSJA
Përfundimet e ‘Venecia’-s, Avokati: Varianti i publikuar sot,

TIRANË– Opinioni i publikuar sot në të gjitha mediat online dhe televizive ku shkruhej se Komisioni i Venecias ka ‘rrëzuar’ dekretin e Presidentit Ilir Meta në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, nuk ka përfunduar në duart e vetë Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë. Avokati Jordan Daci, në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe hartues i kërkesës, shkruan se anëtarëve të Komisionit të Venecias dhe as anëtarëve zëvendësues nuk u është shpërndarë asnjë projektmendim, përfshirë dhe këtë që është publikuar në media.

Daci shton se varianti që qarkulloi sot ka dalë vetëm nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë sepse ai vetë si përfaqësues dhe hartues i kërkesës nuk ka marrë asnjë projekt.

Nga informacione të sigurta, Daci shton se këtë projekt nuk e ka marrë asnjë tjetër nga pjesëmarrësit në proces. Ndërkohë, avokati shton se përfaqësuesja e Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese për këtë çështje rezulton dhe anëtare zëvendësuese në Komisionin e Venecias. Sipas tij, emërimi i saj nga Qeveria është bërë për ‘kontribute të çmuara në fushën e doktrinës të së Drejtës Kushtetuese’.

REAGIMI I PLOTË:

Për të gjithë miqtë dhe publikun e gjerë! Prej ditës së djeshme qarkullon në media një projektmendim i Komisionit të Venecias mbi pyetjet e drejtuara nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjet 30 qershorit 2019 dhe lidhur me këtë çështje, në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe hartues i kërkesës, dua t’ju sqaroj si vijon:

“26. Edhe nëse nuk Gjykatës Kushtetuese nuk ka kompetencë mbi zgjedhjet vendore, asnjë rregull nuk duhet të përjashtohet plotësisht nga kontrolli i kushtetutshmërisë. Neni 124 i Kushtetutës, i cili e shndërron Gjykatën Kushtetuese në interpretuesin përfundimtar të Kushtetutës dhe me autoritet detyrues, mund të interpretohet si i zbatueshëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi kushtetutshmërinë e të gjithë legjislacionit, përfshirë edhe në fushën zgjedhore. Komisioni i Venecias në mendimet e mëparshme (në lidhje me Gjeorgjinë) ka mbajtur qëndrimin që legjislacioni zgjedhor nuk mund të përjashtohet në tërësinë e tij nga kontrolli i kushtetutshmërisë edhe pse mund të justifikohet nga Gjykata Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e legjislacionit zgjedhor gjatë periudhës para elektorale – për të ruajtur qëndrueshmërinë e legjislacionit zgjedhor. Në këtë drejtim, duhet të mbahet parasysh se zgjedhjet “e lira, të barabarta, të përgjithshme dhe periodike” janë kërkesa kushtetuese për qeverisjen sipas nenit 1 (3) të Kushtetutës.

Paragrafi 27 është krejt i pabazë dhe nuk merr parasysh jo vetëm përmbajtjen e Kushtetutës së RSH, por injoron edhe praktikën e Gjykatës Kushtetuese Franceze (Këshillit Kushtetues Francez), as praktikën e Gjykatës Supreme të SHBA-ve që ka edhe juridiksion kushtetues në rastin Bush v. Gore, 2000 dhe shumë gjykatave të tjera kushtetuese të botës demokratike. Ky përfundim do të pësojë e sigurt ndryshime ditën e nesërme ashtu sikurse edhe i gjithë projektmendimi. Prandaj duhet pritur…Të pranosh çfarë thuhet në këtë paragraf do të thotë të ndryshosh teorinë botërore të së Drejtës Kushtetuese dhe s’ka asnjë në botë dhe as anëtarët e Komisionit të Venecias që mund ta thonë dhe aq më pak të bindin edhe një juristë me njohuri modeste mbi të Drejtën Kushtetuese. Kjo për faktin e thjeshtë, që neni 131 i Kushtetutës nuk lexohet i shkëputur, pasi çështja e zgjedhjeve lidhet së pari me respektimin e neneve, 3, 4, 5, 7, 9, 17, 18, 45, 116, 122 etj,  të Kushtetutës. Ndërkohë që respektimi i këtyre neneve dhe shumë neneve të tjera është detyrë ekskluzive e Gjykatës Kushtetuese. Venecia duhet të shpjegojë përse Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka shqyrtuar në disa çështje zgjedhjet? A është e drejta e zgjedhjes, një e drejtë Kushtetuese dhe e garantuar nga Konventa nëpërmjet protokolleve shtesë të saj? Nëse po, që është e sigurt si përgjigje, kush është autoriteti i fundit që vlerëson në nivel kombëtar pretendimet mbi këtë çështje? Nëse është Gjykata Kushtetuese, si mundet ajo të mos jetë autoriteti për vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjeve? E fundit nëse nuk është Gjykata Kushtetuese, kush është në Shqipëri dhe kush është në vendet e këtyre personave që kanë dhënë komentet?

Çfarë u publikua sot?

Komisioni i Venecias u ka kthyer përgjigje tre pyetjeve që Gjykata Kushtetuese dërgoi për t’u ardhur në ndihmë lidhur me vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Sipas “Venecias”, Gjykata Kushtetuese nuk ka në kompetencë caktimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore. Dekreti i Presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve lokale është rrëzuar

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike gjykata kushtetuese jordan daci komisioni i venecias zgjedhjet e 30 qershorit gjykata kushtetuese jordan daci komisioni i venecias zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll