Aktualitet

Vaksinimi i studentëve/ Mjekët: Janë të çorientuar, nuk duan

14 Tetor 2021, 21:32 Nga DOSJA
Vaksinimi i studentëve/ Mjekët: Janë të çorientuar,

TIRANË- Edhe pse viti i ri akademik u shty për në 18 tetor që kjo javë të shërbente për vaksinimin masiv të studentëve, pikat e vaksinimit që janë krijuar pranë fakulteteve janë bosh, kjo për shkak të interesimit të ulët të studentëve.

Por kusht për të ndjekur mësimin në auditor është që të jesh i vaksinuar.. cfarë do të ndodh të hënën a rrezikojnë auditorët të mbeten sërish bosh?

“Të them të drejtën nuk ka shumë interesim. Vijnë dhe pyesin por hezitojnë. Sot vetëm 3 studentë u vaksinuan. Dje 5 studentë me vaksinën astrazeneca dhe coronavac që zgjidhen nëpër fakultete. Janë të corientuar studentët edhe me informacionet e gabuara që marrin nga njëri tjetri apo në rrjete sociale”.

“Po vaksinohem sot sepse kalova covidin dhe tani më rekomanduan që është koha për të mbrojtur veten, fëmijët, prindërit e studentët”.

Studentët e pavaksinuar vijojnë të kenë të njëjtën bindje e dyshim për vaksinën edhe pse rrezikojnë vitin akademik. Ndërsa theksojnë se kënaqësia për të parë ndeshje në stadium, për të kërcyer në pube nuk pengohet në bazë të kartës sw vaksinës, kurse dijes i vendosin barriera.

“Nuk besoj se do ta kryej. Kemi kërkuar si grup që ta zhvillojmë mësimin online të shikojmë nëse do na miratohet… “

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet covid vaksinimi vaksinimi i studenteve covid vaksinimi vaksinimi i studenteve

Sondazh

Poll