Art&Argëtim

VIDEO/ Në arrati prej 7 muajsh, Stresi kthehet në Shqipëri, a do të arrestohet?

13 Tetor 2021, 18:32 Nga DOSJA
VIDEO/ Në arrati prej 7 muajsh, Stresi kthehet në Shqipëri, a do

TIRANË- Reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi është kthyer në Shqipëri pas arratisjes për në Angli 7 muaj më parë, pasi u shpall në kërkim nga Policia, si organizator i protestave për vrasjen e Klodian Rashës. Me anë të një videoje në Instagram, Stresi ka publikuar momentin që është pritur nga familjarët në aeroport, ndërkohë që krahas videos shkruan se familja është mbi të gjitha.

“Familjen mbi të gjitha, Mir Se Ju Gjeta”, shkruan Stresi.

 

 

A post shared by STRESI (@stresi)

Stresi u largua nga Shqipëria 7 muaj më parë, pasi u shpall në kërkim nga Policia e Tiranës si organizator i protestave, që u bënë në Tiranë pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga efektivi Nevaldo Hajdaraj. Në total u prangosën tre persona, u proceduan në gjendje të lirë katër, ndërsa në kërkim u shpallën tetë persona, mes tyre dhe reperi. A do të arrestohet Stresi tani që ka mbërritur në Tiranë apo ka ‘skaduar’ urdhër-arresti?

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz klodian rasha stresi stresi rikthehet ne shqiperi klodian rasha stresi stresi rikthehet ne shqiperi

Sondazh

Poll