Bota

Kurti: Kriminelët shqiptar dhe serbë bashkëpunojnë por ne do luftojmë korrupsionin

14 Tetor 2021, 10:58 Nga DOSJA
Kurti: Kriminelët shqiptar dhe serbë bashkëpunojnë por ne do

SHKUP- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin Ekonomik në Shkup kaq folur rreth ngjarjeve të 24 orëve më parë në veri të vendit.

Gjatë Samitit ai u pyet për stabilitetin në Kosovë, ku ai komentoi aksionin e policisë kundër mallrave të kontrabanduara në disa qytete të vendit, përfshirë këtu edhe veriun.

Për situatën e krijuara në veri të Mitrovicës, Kurti tha se kriminelët serbë dhe shqiptarë bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, megjithatë ai tha se qeveria është e vendosur të luftojë korrupsionin me çdo kusht.

Për një stabilitet institucional dhe sundim të ligjit, ne jemi duke luftuar korrupsionin dhe krimin organizuar, i cili është multietnik. Kriminelët serbë dhe kriminelët shqiptarë bashkëpunojnë shumë mirë mes veti. Ne duam dhe do t’i luftojmë ata pa marrë parasysh se çka ndodhë. Për shembull, dje ne mëngjes derisa ishte një operacion i policisë në katër komunat e Kosovës dhe të gjithë ata që janë marrë me këtë, kanë qenë serbë, madje, edhe shumica policë, duke përfshirë gjykatës, prokurorë. Mendoj se është gabim t’i jepet kontekst etnik dhe politikë luftës kundër korrupsionit, si dhe krimit të organizuar. Duhet të bashkëpunojmë si shtete të ndryshme të Ballkanit Perëndimor kundër krimit të organizuar”, tha ai

Lajmi kryesor/ Aksioni kontrabandë në Kosovë, lirohen 3 nga të arrestuarit, 10 persona në kërkim

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni albin kurti samiti ekonomik në shkup tensionet në veri të kosovës albin kurti samiti ekonomik në shkup tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll