Art&Argëtim

Nis merkatoja e verës/ Lëvizja e bujshme, Ermal Mamaqi largohet nga Tv Klan, rikthehet aty ku nisi

11 Qershor 2019, 18:32 Nga DOSJA
Nis merkatoja e verës/ Lëvizja e bujshme, Ermal Mamaqi largohet nga Tv

Edhe Ermal Mamaqi do të jetë pjesë e listës së ndryshimeve të sezonit të ri që pritet të nis në shtator. Flitet se Ermal Mamaqi do të kthehet aty ku nisi karrierën në fllimet e tij në televizion.

Sipas Indexonline.net, duket se radhën e lëvizjes së bujshme e ka Ermal Mamaqi me emisionin që moderon ‘Xing me Ermalin’, thuhet se ai do të largohet nga Tv Klan për në Top Channel.Burime pranë produksionit të moderatorit dhe aktorit tregojnë se kontrata mes Tv Klan dhe Ermal Mamaqit përfundon këtë verë dhe nuk do të rinovohet më.

Pra, “Xing me Ermalin” nuk do të vazhdojë në sezonin e ri në këtë televizion, por diçka e tillë ende nuk është pranuar nga Ermal Mamaqi.

Megjithatë, për të konfirmuar këtë lajm që po qarkullon ditën e sotme, Iconstyle kontaktoi me produksionin e Ermalit, ku burime brenda stafit konfirmuan se  informacioni nuk është i vërtetë.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ermal mamaqi xing me ermalin ermal mamaqi xing me ermalin

Sondazh

Poll