Art&Argëtim

‘Jam e dobët si gjilpërë’, Britney Spears ‘nxehet’ keq me paparacët: Më bën të dukem 18 kile më

11 Qershor 2019, 11:43 Nga DOSJA
‘Jam e dobët si gjilpërë’, Britney Spears

Britney Spears dhe i dashuri i saj, Sam Asghari shkuan në një udhëtim relaksues në Miami, por nuk mundën të fshiheshin nga sytë e botës. Foto e tyre bën xhiron e rrjetit. (Lexo këtu)

Por veprimet e paparacëve e kanë mërzitur keq Britney-n, që sipas saj në këto foto ka diçka që nuk shkon. Ajo mendon se paparacët po fotoshopojnë fotot e saj për ta bërë të duket më e shëndoshë.

Ajo ka shtuar se është e dobët si një gjilpërë dhe duket 18 kg më shumë nga sa është në të vërtetë. Spears ka ndarë foto dhe video për t`ua konfirmuar të gjithëve se nuk është aspak ashtu siç shfaqet në fotot e publikuara nga paparacët, raporton Fox News.

 

 

People always say people or celebrities cheat with their images, but never do they question the papparazzi for selling your pic that they have messed with !!!! This was all done within the same 17 hours !!!!

A post shared by Britney Spears (@britneyspears) on

“Shumë fansa në kohët e sotme kritikojnë vazhdimisht njerëzit se videot dhe fotot që ata postojnë nuk janë reale. Por askush nuk pyet kurrë nëse janë fotot e paparacëve jo reale apo nëse i fotoshopojnë paparacët fotot që postojnë dhe a janë këto lajme reale! Është një teori konspirative për të cilën jam shumë e interesuar”, -ka thënë Britney.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz britney spears britney spears

Sondazh

Poll